DELFINI
✤ (Delphinus delphis, L). Gjitar deti i familjes së delfinëve (Delphinideae) me tmp të zgjaiur deri në 3 m të gjatë, me ngjyrë hiri në të zezë në kurriz e me bark të bardhë, me lëkurë të lëmuar, me turi të zgjatur, me dhëmbë të mprehtë, me pendën e bishtit të fuqishme horizontale të përbërë nga dy pjesë. D. është kafshë pellagjike që pëlqen detet e ngrohta të. klimës mesdhetare, në detin Adriatik e Jon është i zakonshëm. Jeton mbi 100 vjet. D. zgjidh me lehtësi detyra të veçanta e bën një sërë ushtrimesh. Është kafshë e afrueshme, shoqëron anijet pranë të cilave noton e kërcen jashtë ujit. D. nuk gjujiet.

(F.L.—L.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Delfini


[cite]