DELIA MARASH
✤ Udhëheqës i lëvizjes për çlirimin kombëtar nga pushtuesit osmanë në krahinën e Shalës. Në kryengritjen e 1910-s, së bashku me Mehmet Shpendin, drejtoi grapin e kryengritësve të Shalës e të Shoshit që u shkuan në ndihmë luftëtarëve të Nikaj-Mërturit të udhëhequr nga Prel Tuli. U shqua si prijës ushtarak në betejat që u zhvilluan në vitin 1910 në Qafë të Agrit kundër ushtrive të shumta turke të komanduara nga Shefqet Turgut Pasha, të cilët pas 20 ditë luftimesh u thyen nga kryengritësit.
(M. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Delia Marash
[cite]