DEMIRAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, bën pjesë në fshatin e bashkuar të Grizhës (shih). Fshatarët kanë marrë pjesë në përpjekjet për pavarësi dhe në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. D. përfshihet në kooperativën e bashkuar «Partizani» që u krijua më 1959. D. ka shkollë të ciklit të ulët, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në D. përfshihet lagjja Gruemirë-Çezme, në afërsi të së cilës ndodhet shpella e Fikut, e banuar nga eneoliti deri në mesjetë. Përmendet si fshat me emrin Gruemira e Madhe te Regjistri i Kadastres së Shkodrës v. 1416-1417 dhe te Defteri i Sanxhakut të Shkodrës v. 1485. Fshatrat e Gruemirës-Çezme njihen për pjesëmarrjen e tyre në luftërat për mbrojtjen e trojev® shqiptare për pavarësi kombëtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Demiraj


[cite]