DEMONSTRATA E 28 TETORIT 1941 NË TIRANË
✤ Demonstratë e madhe antifashiste e popullit të Tiranës, aksioni i parë i grqpeve komuniste në prag të themelimit të PKSH, sipas marrëveshjes së gushtit 1941 për të kryer aksione të përbashkëta kundër fashizmit dhe tradhtarëve. Shpërtheu më 28 tetor, ditën e kremtimit nga fashistët të përvjetorit ië ardhjes së tyre në fuqi, të ashtuquajturit «Marshimi mbi Romë». U organizua dhe u udhëhoq personalisht nga sh. Enver Hoxha. Demonstrata zuri fill në kinemanë «Rex» (sot «17 Nëntori»), ku autoritetet fashiste kishin organizuar një mbledhje zyrtare solemne. Mbledhja u sabotua nga nxënësit e shkollave dhe u shndërraa në një demonstratë të fuqishme antifashiste masive ku morën pjesë, përveç rinisë shkollore, mijëra punëtorë, zanatçinj e qytetarë të tjerë patriotë antifashistë. Rragët dhe sheshet e kryeqytetit buçitën nga këngët patriotike dhe parallat antifashiste. Demonstraesit pasi kaluan nëpër rragët kryesore, dolën në sheshin «Skënderbej» ku demonstrata arriti kulmin e saj. Këtu filloi përlesfaja me trupat e karabinierisë dhe të policisë fashiste, të cilat sulmuan me egërsi për ta shpërndarë me forcë. Demonstruesit të udhëhequr dhe të frymëzuar nga sh. Enver Hoxha, kundërvepruan me guxhn e vendosmëri, duke i goditur fashistët. Në përleshje pati të plagosur nga të dy anët. Fashistët, pasi grumbulluan forca të shumta, e shpëmdanë me egërsi demonstratën dhe hënë arresthne në masë. Ata u përpoqën më kot të arrestanin në radhë të parë Enver Hoxhën, organizatorin kryesor të saj, i cili nga kjo ditë kaloi në ilegalitet. D. e 28 tetorit 1941 qe një provë e madhe për komunistët, një fitore në rragën e bashkimit të tyre në një parti të vetme. Ajo ngriti lart frymën e ndjenjat antifashiste në popull, sidomos në rini, i dha një shtytje të re luftës së armatosur kundër pushtuesve fashistë italianë e bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët morën një goditje të rëndë.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Demonstrata E 28 Tetorit 1941 Në Tiranë
[cite]