DEMONSTRATA E 9 SHTATORIT 1943 NË KORÇË
✤ Demonstratë e fuqishme e popullit të Korçës, e organizuar dhe udhëhequr nga Komiteti qarkor i PKSH, me rastin e kapitullimit të Italisë fashiste. U bëri thirrje ushtarëve italianë për t’u bashkuar me popullin shqiptar në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që ishin armiq edhe të popullit italian. Por komanda e trupave italiane në Korçë dha urdhër që të hapej zjarr kundër demonstruesve të paarmatosur. Autoblindat fashiste qëlluan barbarisht mbi turmën dhe sheshi «Luftëtari Kombëtar» u la me gjak. U vranë 59 veta, shumica dërrmuese gra, dhe u plagosën 93 të tjerë. Kjo ishte demonstrata më e përgjakshme gjatë gjithë Luftës ANÇ. Populli i Korçës përballë terrorit fashist shtrëngoi më shumë radhët rreth PKSH e Frontit NÇ dhe e vijoi me guxim edhe më të madh kryengritjen e përgjithshme.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Demonstrata E 9 Shtatorit 1943 Në Korçë
[cite]