DEMONSTRATA E BUKËS E 9 MAJIT 1942 NË VLORË


DEMONSTRATA E BUKËS E 9 MAJIT 1942 NË VLORË
✤ Demonstratë e madhe e fshatarëve dhe e qytetarëve të Vlorës kundër pushtuesve fashistë italianë dhe tradhtarëve të vendit. Njihet edhe me emrin «aksioni i bukës». U organizua nga Komiteti qarkor i PKSH për Vlorën dhe u drejtua nga një komision me Hysni Kapon (shih) në krye. Ajo u organizua duke marrë shkas nga gjendja e. mjerueshme ekonomike e fshatarësisë, që e kanoste rreziku i urisë. Masa e demonstruesve vërshoi nga rrugë e drejtime të ndryshme në sheshin para prefekturës, ku zemërimi popullor arriti kulmin. Autoritetet fashiste të tronditura e të frikësuara nga demonstrata, u detyruan të hapnin depot e drithit dhe komunistët ua shpërndanë atë fshatarëve. Demonstrata pati rëndësi të madhe politike, rriti autoritetin e Partisë dhe forcoi lidhjet e saj me masat në luftë kundër pushtuesit fashist dhe tradhtarëve.

(B. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Demonstrata E Bukës E 9 Majit 1942 Në Vlorë


[cite]