DEMONSTRATAT ANTIFASHISTE TË PRILLIT 1939
✤ U organizuan në ditët e para të prillit në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit, me iniciativën dhe nën drejtimin e komunistëve, për tëshprehur urrejtjen ethellë tëpopullit tonë kundër agresionit fashist italian dhe gatishmërinë për të mbrojtur me armë lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Shenjën e valës së fuqishme të demonstratave e dhanë nxënësit e punëtorët e kryeqytetit në mbrëmjen e 3 prillit, porsa u mor vesh plani i Italisë fashiste për të pushtuar ushtarakisht Shqipërinë. Më 4,5 e 6 prill demonstratat vazhduan me intensitet akoma më të madh, demonstruesit kërkonin armë për të mbrojtur atdheun dhe filloi regjistrimi i vullnetarëve për të organizuar qëndresën popullore. Më 6 e 7 prill demonstratat dhe protestat përfshinë mbarë vendin. Në Korçë forcat patriotike të qytetit, me iniciativën e sh. Enver Hoxha, që ishte një nga organizatorët kryesorë të qëndresës, u përpoqën të merrnin në duart e veta çështjen e mbrojtjes së atdheut; në Shkodër, demonstratat u zhvilluan me një frymë të theksuar antifashiste e antizogiste; në Vlorë u hodhën në demonstrata, bashkë me qytetarët, edhe fshatarët patriotë; në Berat, me demonstruesit u bashkuan edhe rreth 500 naftëtarë të Kuçovës (sot Q. Stalin); në Durrës punëtorët, e fabrikës së cigareve «Stamles» u shquan për frymën e lartë revoluCionare dhe u bënë shtylla e demonstratave antifashiste; në Elbasan demonstruesit u bllokuan rrugën disa qeveritarëve të Zogut që po largoheshin për në Greqi dhe i mbajtën të arrestuar për një kohë. Më 7 prill patriotë gjirokastritë e libohovitë së bashku dhe me disa ushtarë të kufirit, i zunë pritë në Dhuvjan dhe vranë komandantin e xhandarmërisë që shkonte në Sarandë për të pritur pushtuesit.
Demonstratat e prillit 1939 ngritën lart frymën patriotike dhe rritën vendosmërinë e masave për ta kundërshtuar me armë agresorin fashist dhe njëkohësisht demaskuan fytyrën antipopullore e tradhtare të Zogut dhe të klikës së tij, që jo vetëm nuk organizuan qëndresën kundër pushtuesit të huaj, por e sabotuan me ndërgjegje atë dhe e braktisën vendin në çastet më të rënda. (M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Demonstratat Antifashiste Të Prillit 1939
[cite]