DEMONSTSATA E 8 NËNTORIT 1941 NË KORÇË


DEMONSTSATA E 8 NËNTORIT 1941 NË KORÇË
✤ Demonstratë e madhe popullore, që u zhvillua në qytetin e Korçës ditën historike të themelimit të PKSH. U organizua nga pjesëtarët e grupeve komuniste. U krye sipas marrëveshjes së gushtit 1941 për të bërë aksione të përhashkëta kundër fashizmit dhe tradhtarëve. Nisi si shenjë proteste kundër arrestimeve në masë, që kishin bërë fashistët në Tiranë. Autoritetet fashiste, të zëna në befasi dhe të tronditura thellë, grambulluan forca të shumta karabinierësh e policësh dhe sulmuan kur kreu i kolonës kishte mbërritur te përmendorja e patriotit Themistokli Gërmenji. Mbasi nuk mundën ta shpërndanin demonstratën, hapën zjarr kundër saj. Aty mbeti i vrarë Koci B,ako (shih) dhe pati disa të plagosur. Pas shpërndarjes së demonstratës, fashistët arrestuan e burgosën komunistë e patriotë. D. e 8 nëntorit në Korçë pati jehonë të madhe në të gjithë vendin dhe tingëlloi si kushtrim për ngritjen e popullit në luftën çlirimtare.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Demonstsata E 8 Nëntorit 1941 Në Korçë


[cite]