DERJANI
✤ Fshat në rrethin e Matit (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Barbullej, Dukagjin, Gjoçaj, Lami i Madh, Zall-Gjoçaj, Urxallë, popullsia gjithsej 5500. Përmendet për varrezat e hershme arbërore të shek. VII-XII. Në D. më 1601-1602 u mblodh kuvendi më i madh shqiptar për çlirimin nga zgjedha turke (shih: Kuvendi i Dukagjinit). Emri i D. përmendet që në shek. XV në trajtën Dirjan. Këshilli NÇ u ngrit më 1944, u çlirua në qershor 1944. D. është i njohur për prodhimin e gështenjës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. D. ka shkollë të mesme të bashkuar, muze, spital, farmaci, klinikë dentare, pika të shërbimit tregtar e komunal. Në Lami i Madh lindi Shkurte Skura-Cara (shih) Heroinë e Popullit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Derjani
[cite]