DERVENËT
✤ (Derbende). Gryka, shtigje ose vendbanime të rrezikshme, që pushtuesi osman i ruante dhe i mirëmbante për të siguruar qarkullimin e lirë në rrugët kryesore. Ruajtësit e D. caktoheshin nga fshatrat përreth dhe quheshin dervenxhi. Kështu p.sh. gjatë shek. XV-XVI banorët e viseve malore nga Hoti e Kelmendi deri në Tropojë e Pejë, si dhe ata të Kurveleshit ishin ngarkuar të siguronin qarkullimin e lirë në rrugët që kalonin nëpër krahinat e tyre dhe lidhnin Shkodrën me qytetet e Kosovës dhe Vlorën me Gjirokastrën. Kundrejt këtij shërbimi malësorët përjashtoheshin nga disa detyrime feudale dhe ruanin njëkohësisht të drejtën për të vetëqeverisur krahinat e veta. Gjithashtu u ishte zvogëluar detyrimi i taksës së ispenxhes fshatrave të veçantë në trevat ku ishte vendosur sisteml i timarit, kur ishin ngarkuar me shërbimin e D. në rrugët që lidhnin qytetet e bregdetit shqiptar me viset e brendshme të vendit dhe të Ballkanit. Në periudhën e shthurjes së sistemit të timarit në shek. XVII-XVIII, në vend ‘të dervenxhinjve, shërbimin e kryenin repartet ushtarake të D. nën komandën e derven pashallarëve. Të tilla ishin P-sh. repartet e komanduara nga Ahmet Kurt pasha i Beratit dhe nga Ali pashë Tepelena, për Shqipërinë e Jugut, Epirin dhe Morenë. (S. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dervenët
[cite]