DESNI I BARDHË


DESNI I BARDHË
✤ Lumë në pjesën VL të Shqipërisë dhe në Rrafshin e Dnkagjinit (shih) në Kosovë, degë kryesore e l.Drin (shih). Ka gjatësi të përgjithshme 175 km sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 4956 km’. Buron në Bjeshkët e Na muna (shih) në Kosovë, pranë fshatit Radavc, në rrëzë të majës së Ruselisë të malësisë së Zhlebit, rreth 30 km në VP të Pejës. Nga burimet deri në derdhjen e përroit të Topluhës, në V të Prizrenit, pasi formon një ujëvarë të njohur 30 m, rrjedh drejt JL, duke mbledhur ujërat e Bistricës së Pejës, Bistricës së Deçanit, Mirushës, Erenikut etj. Pasi merr edhe ujërat e përroit të Topluhës rrjedh drejt J dhe duke lënë Prizrenin në të majtë kthehet për në JP. Para se të hyjë në territorin e RPSSH, mbledh edhe ujërat e Bistricës së Prizrenit dhe pastaj derdhet në liqenin e Fierzës.

Relievi i pellgut ujëmbledhës është malor, me lartësi mesatare 862 m. dhe përfshin kryesisht gëlqerorë e shkëmbinj magmatikë ultrabazikë. Prurja mesatare shumëvjeçare është 68,2 m3/sek, me një modul rrjedhjeje mesatare prej 13,8 1/sek për km2. Plotat formohen kryesisht nga reshjet e shiut dhe nga bora. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet është 2150 m3/sek. Rrjedhja ujore më e vogël është në verë dhe në fillim të vjeshtës. Ujërat kanë mineralizim të vogël, përdoren kryesisht për ujitje.

(A.Se.—P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Desni I Bardhë


[cite]