DESPOTATI I VLORËS


DESPOTATI I VLORËS
✤ Formacion shtetëror feudal i krijuar në trevat JP shqiptare në mesin e shek. XIV; përfshinte Vlorën, Kaninën, Himarën, Beratin, Spinarlcën, Pirgun e Bregun — një zonë me veprimtari të rëndësishme ekonomike, të^ tregtisë së drithit, kripës dhe të shkëmbimeve me viset e largëta të Lindjes. Pas likuidimit të sundimit bizantin në fillim të viteve 40 të shek. XIV, si sundimtar i parë i kësaj zone njihet Jovan Asen Komneni që mban titullin e lartë të despotit, kunat i Stefan Dushanit. Në oborrin e despotit gjendej një rreth i gjerë funksionarësh, me seli në Kaninë. Si qefali, kështjellar i saj përmendet më 1368 një Kastriot, që mendohet se është i pari pjesëtar i njohur i kësaj familjeje. Një rol të rëndësishëm jo vetëm ekonomik, por edhe politik luajtën tregtarët e mëdhenj, patricë të qytetit. Gjatë sundimit të pasardhësit të Jovan Asenit, me emër Aleksandër, i cili ra në Betejën e Maricës (shih), D. i V. njohu një rrudhje territoriale, por e fitoi shtrirjen e dikurshme me martësën e trashëgimtares së sundimit, Komita, me Balshën II (shih), duke u bërë kështu pjesë e principatës së Shkodrës. Pas vrasjes së këtij, D. i V. formoi përsëri një zotërim më vete. Sundimtarët e fundit Mërksha (1396-1412) dhe e veja e tij Rugina Balsha (1412-1417), nën presionin gjithnjë e më të fortë të osmanëve, kërkuan të tërhiqnin Venedikun në mbrojtjen e Vlorës; por në qershor 1417 një ushtri osmane depërtoi në D. e V. dhe mori qytetin dhe Kaninën. Sundimtarja e fundit Rugiria gjeti strehim në Korfuz, nga ku vazhdoi Dërpjekjet për të rifituar zotërimet e saj.

(P. Xhu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Despotati I Vlorës


[cite]