DIALEKTET E GJUHËS SHQIPE


DIALEKTET E GJUHËS SHQIPE
✤ Variante territoriale të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe ka dy dialekte. Në të ajathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, në të majtë dialekti jugor ose toskërishtja. Emrat gegërishte dhe toskërishte kanë dalë nga emrat Gegëri e Toskëri, që erdhën e u përgjithësuan në shekullin e kaluar, i pari për gjithë krahinat V dhe i dyti për krahinat J.

Një numër i madh të folmesh të dialektit V gjenden sot jashtë kufijve të RPS të Shqipërisë: në Mal të Zi (Ulqin, Krajë, Tuz, Hot e Grudë, Triesh, Plavë e Guci), në krahinën e Peshterit afër Novi Pazarit, në gjithë krahinën e Kosovës, në Serbinë J (Jabllanicë, Bujanovc, Preshevë) dhe në Maqedoninë P (Kumanovë, Mali i Zi i Shkupit, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, I-Crushovë, Kërçovë, Strugë). Po ashtu jashtë kufijve vijojnë të shtrihen edhe disa të folme të dialektit J: në Maqedoni (Strugë, Ohër, Manastir, Prespë) dhe në Greqi (Çamëri). Nga të folmet e diasporës shqiptare me dialektin V lidhet vetëm ajo e Arbëneshit (shih) kurse gjithë të tjerat lidhen me dialektin J. (të folmet e arbëreshëve të Italisë, ato të arbëreshëve të Greqisë, e folmja e Mandricës në Bullgari dhe ajo e shqiptarëve të Ukrainës në brigjet e detit Azov).

Dy dialektet dallohen nga njëri-tjetri prej disa tipareve fonetike, gramatikore dhe leksikore. Toskërishtja ka vetëm zanore gojore, kurse gegërishtja ka edhe zanore hundore; në sistemin e zanoreve të toskërishtes bën pjesë edhe zanorja ë e theksuar, që mungon në dialektin tjetër; të folmet e dialektit V kanë dy seri zanoresh gojore, një seri të shkurtër dhe një të gjatë (por dy seri zanoresh gojore të këtilla kanë edhe të folmet e toskërishtes J); dialekti J ka togun e zanoreve ua, të cilit gegërishtja i përgjigjet me togim ue ose me zanoren u: (duar: duer ose du:r); në J është karakteristikë grupi nistor va, kurse në V grupi vo (vatër: votër) në një numër të kufizuar fjalësh; në toskërishte ka vepruar dikur rotacizmi, i cili e ka dalluar këtë dialekt nga dialekti V që e ruan n-në ndërmjet zanoreve (vena: vera); toskërishtja, ndryshe nga gegërishtja nuk e ka kthyer nj-në ndërmjet zanoreve në -j(rrënja: rraja); me përjashtim të së folmes së Kurveleshit, në dialektin J grupet mb, nd, ng shqiptohen të plota, kur’se në veri ato reduktohen në m, n, tthe nj; në dialektin e J mbiemrat prejfoljorë që shprehin mundësi e aftësi kanë trajtë pa prapashtesë të veçantë, ndërsa në atë të V ndërtohen me prapashtesën -shëm (i punueshëmgeg); dialekti i J nuk e ka përemrin vetvetor i vet, e vet, as formën e paskajores së tipit rne punue si. gegërishtja; pjesorja në toskërishte del me mbaresë. ndërsa në gegërishte pa mbaresë (hapur: hap, larë: la).

Duke nisur nga Qafa e Thanës në L e deri në derdhjen e Shkumbinit në P, kryesisht gjatë bregut-të majtë të këtij lumi, shtrihet një grup të folmesh kalimtare me tipare të përziera të të dy dialekteve. Në dialektin V dallohen dy nëndialekte: nëndialekti i gegërishtes V dhe nëndialekti i gegërishtes J, që ndahen përafërsisht te lumi i Matit. Secili nëndialekt ndahet në dy grupe të mëdha të folmesh; në të parin veçohet grupi i gegërishtes VP dhe grupi i gegërishtes VL, të cilët ndahen nga lumi i Shalës në Dukagjin; në nëndialektin e dytë të folmet e Krujës, Mirditës, Matit, Lurës, Lumës, Dibrës e të Maqedonisë P formojnë grupin e gegërishtes qendrore, kurse ato të Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit formojnë grupin e gegërishtes së Shqipërisë së Mesme. Në dialektin J dallohet nëndialekti i toskërishtes V, që shtrihet përafërsisht aeri te 1. i Vjosës, dhe nëndialekti i toskërishtes J. Në këtë të fundit veçohen dy grupe kryesore të folmesh: lahërishtja dhe çamërishtja. Dallimet midis dialekteve të shqipes janë më të vogla se ato të dialekteve të disa gjuhëve të tjera të Evropës.

Nga tiparet dalluese të dy dialekteve më të vjetrat janë rotaeizmi i toskërishtes, sistemi i zanoreve hundore të gegërishtes, zanorja -ë e theksuar e toskërishtes e ndonjë tjetër. Këto tipare janë të shekujve të fundit të mijëvjeçarit të parë. Në vijat themelore këto dy dialekte u formuan që në atë kohë këtu ku janë sot, në të dy anët e Shkumbinit. Kjo vërtetohet nga fakti se nuk ka një kufi gjeografik të prerë midis dialekteve: në një brez të folmesh kalimtare gërshetohen tiparet më të vjetra të toskërishtes e të gegërishtes. Kjo tregon se në këtë brez të bregut të majtë të Shkumbinit ka pasur qysh herët e vazhdimisht kontakte të grupeve të popullsisë shqiptare. Gjatë mesjetës u thellua ndarja e dy dialekteve duke lindur tipare të tjera të reja, por megjithatë shumë prej këtyre nuk ishin aq të rëndësishme sa ato më të vjetrat.

Shumë nga veçoritë dialektore të shqipes u formuan sidomos këta tre-katër shekujt e fundit. Me sa duket, shtrirja e këtyre veçorive u kufizua brenda atyre territoreve ku vazhdoi të kishte kontakte më të ngushta popullsia e një masivi malor me popullsinë e ultësirave të afërta. Por krahas procesit të dallimit, sidomos që nga gjysma e dytë e shek. X, zhvillohen edhe dukuri të kundërta të rrafshimit të këtyre dallimeve dialektore, gjë që lidhet me proceset e reja ekonomiko-shoqërore. Në kushtet krejt të reja historike, shoqërore, ekonomike e kulturore që u krijuan me fitoren e revolucionit popullor nën ndikimin e fuqishëm të gjuhës letrare kombëtare (shih), dallimet dialektore po shkojnë gjithnjë drejt rrudhjes, duke ua lënë vendin dukurive të tjera të gjuhës së gjallë të folur.

(J. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dialektet E Gjuhës Shqipe


[cite]