Didakia
Didakia e 12 Apostujve u zbulua në vitin 1875 në Kostandinopojë nga Mitropoliti Filothe Vrioni. Teksti përbëhet prej 16 kapitujsh, të ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë është një katikezë morale (kreu I-IV), pjesa e dytë është përshkrim liturgjik (kreu VII-X) dhe e treta ka udhëzime për kishën (kreu XIXV). Epilogu flet për ardhjen e dytë të Krishtit. Didakia e 12 Apostujve na jep shumë informacione për komunitetin e parë të krishterë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Leksione, Patrollogjia, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1998, faqe 38.
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Didakia," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/didakia.