Diokleciani

(greqisht: Διοκλητιανός) shqiptar ortodoks Diokleciani (284-305) e kishte origjinën nga fisi ilir i Diokles (Mali i Zi). Në vitin 285 Diokliciani u ngjit në fronin e perandorisë romake. Ai kishte qenë komandant i rojeve personale të perandorit të mëparshëm. Merita e Dioklicianit ishte ndarja e pushtetit perandorak në dy Augustë dhe dy Qesarë, ku çdonjeri prej tyre ishte sundimtar fuqiplotë në pjesën e perandorisë që i takonte. Diokleciani u shpall Augusti Suprem dhe si August të dytë emëroi Maksimianin, i cili gjithashtu ishte prej gjakut ilir, ndërsa dy Qesarët kishin një gradë më poshtë se Augustët. I pari ishte Kostandi me origjinë nga Dardania (e ëma e tij ishte mbesa e perandorit Klaud). Diokleciani sundoi rreth 21 vjet derisa në moshën 59-vjeçare dha dorëheqjen. Në dimrin e vitit 304- 305, Diokleciani u sëmur dhe duke e parë që fuqitë po e linin dha dorëheqjen duke u tërhequr në pallatin e tij në Split të Dalmacisë. Më 1 maj të vitit 305 bëri emërimin e Çezarëve të rinj, duke caktuar si August Galerin, të cilit i dorëzoi edhe skeptrin perandorak. Në vitin 313 Diokleciani vdiq në moshën 70- vjeçare.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Diokleciani perandor i famshëm nga Iliria, Bacchus, Tiranë 2002, faqe 47-49.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]