DIGA E HIDROCENTRALIT DRITA E PARTISË


DIGA E HIDROCENTRALIT DRITA E PARTISË
✤ Digë e ndërtuar më 1978 mbi l.Drin në Fierzë si vepër kryesore e HEC «Drita e Partisë» (shih). Është me material rrethanor, me bërthamë deltine, të përgatitur me teknologji të veçantë. Ka lartësi 167 m, gjatësi në kurorë 400 m dhe vëllim të përgjithshëm prej 8 milionë m3. Kjo D. krijoi liqenin e Fierzës, me vëllim të përgjithshëm prej 2,7 miliardë m3 ujë, që rregullon prurjet e 1. Drin për hidrocentralin «Drita e Partisë* dhe për HEC e ijera të kaskadës së Drinit. Pjerrësitë e faqeve të sipërme e të poshtme janë 1:2. Pjesë përbërëse e saj është edhe prita e sipërme e përkohshme me lartësi 50 m, ndërtuar me gurë dhe me qilim e ekran deltine. Bërthama mbështetet mbi një tapë betoni, sipërfaqja e së cilës është përpunuar për të siguruar papërshkueshmërinë nga ujërat. Vetë bërthama është ndërtuar me një teknologji të rrallë edhe në botë për ndërtimin e bërthamave të papërshkueshme me përzierje deltine me zhavorr. Ndërmjet bërthamës d’ne trupit të digës, që është me gurë, janë ndërtuar filtrat e kundërt dhe zonat me zhavorr. Pjesa e poshtme e faaes dhe një pjesë e faqes së sipërme janë të veshura me beton. Në trupin e saj janë vendosur aparatura matëse për vrojtimin e uljeve, të presionit të poreve etj,

(J-Ç.—E. Gj.—J.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diga E Hidrocentralit Drita E Partisë


[cite]