DIGA E HIDROCENTRALIT ENVER HOXHA


DIGA E HIDROCENTRALIT ENVER HOXHA
✤ Digë që po ndërtohet në Grykën e Melgunit (shih) mbi I. Drin, në Koman, me materiale rrethanore, me gurë dhe me ekran prej betoni të armuar. Ka lartësi 133 ro dhe është 275 m e gjatë në kurorë. Pjerrësia e faqes së poshtme është 1:2 dhe e faqes së sipërme 1:1,6. Prita e përkohshme e sipërme rreth 40 m e lartë, ndërtuar me gurë dhe me ekran prej deltine e mur betoni, që ndërpret shtresën e zhavorreve në shtratin e lumit, nuk është pjesë përbërëse e saj. Në pjesën e poshtme ekrani mbështetet në një nyjë lidhëse që përbëhet nga një masiv prej betoni, në të cilin janë ndërtuar dy galeri çimentimi, dhe nga dy mure prej betoni që ndërpresin shtresën e zhavorreve të shtratit të lumit. Kjo shtresë, që kufizohet ndërmjet dy mureve, çimentohet nëpërmjet galerisë nga ana e poshtme. Është ndërtuar edhe një perde çimentimi në shkëmb, që shkon rreth 60 m thellë. Për parametrat teknikë dhe teknologjinë e ndërtimit është ndër digat e para me materiale rrethanore, me ekran prej betoni të armuar, ndërtuar mbi bazament joshkëmbor.

(J. Ç. — E. GJ. — J. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diga E Hidrocentralit Enver Hoxha


[cite]