DOBRAÇI
✤ Fshat i rrethit të Shkodrës (V), në të dalë të qytetit në të djathtë të rrugës Shkodër-Koplik. Qendër e fshatit të bashkuar ku bën pjesë edhe fshati Golem. Ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës ANÇ, këtu është strehuar anëtari i KQ të PKSH Vasil Shanto dhe shokë të tjerë drejtues të Partisë në qark, si dhe Perlat Rexhepi i plagosur. Këshilli NÇ është formuar më 1942. Koop. bujqësore është formuar më 1946 me emrin «29 Nëntori». Sot është përfshirë në NB. Në D. është ngritur stacioni qendror i misrit «Jordan Misja», i cili prodhon farëra hibride të misrit dhe farëra elite të orizit për nevojat e gjithë republikës. Në blegtori drejtimi kryesor është mbajtja e lopëve të racës. D. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar dhe komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dobraçi
[cite]