DODE PETRO


DODE PETRO
✤ Pjesëmarrës në Luftën ANÇ, veprimtar i shquar i ndërtimit socialist. Anëtar i KQ të PPSIT nga Kongresi V i Partisë (1966), sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Shkodrës (1983). Lindi në fshatin Pobickë të rrethit të Kolonjës më 17.4.1924, në një familje të varfër fshatare. Mori pjesë në veprimtarinë revolucionare kundër pushtuesit të huaj dhe tradhtarëve të vendit. Anëtar i PKSH në tetor 1944.

Pas Çlirimit të atdheut është caktuar në funksione të rëndësishme drejtuese në organet e Partisë e të shtetit: kandidat i KQ të PPSH (1956), sekretar i parë. i Komitetit të Partisë të rretheve Korçë e Vlorë (1965-1973), zv. kryetar i Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit (1977-1982). Ka punuar kurdoherë me ndërgjegje të lartë dhe me besnikëri për të zbatuar e mbrojtur .vijën marksiste-leniniste të Partisë. Ka dhënë ndihmesë sidomos në forcimin e ekonomisë socialiste. Deputet në Kuvendin Popullor nga legjislatura e gjashtë (1966).

(S.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dode Petro


[cite]