DOKUMENTE TË ORGANEVE TË LARTA TË PUSHTETIT REVOLUCIONAR NADONALÇLIRIMTAR
✤ Botim i vitit 1962 i Institutit të Historisë së Partisë (sot Instituti i Studimeve , Marksiste-Leniniste), pranë KQ të PPSH. Përmhan dokumente të Konferencës I e II Nacionalçlirimtare, të Kongresit I Antifashist Nacionalçlirimtar, të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe të Kryesisë së tij,të Këshillit Antifasliist Nacionalçlirimtar dhe të Kryesisë së tij, të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe të dikastereve e ministrive të ndryshme. Në këtë botim përfshihen gjithsejt 98 dokumente, nga të cilat 5 janë raporte e fjalime të sh. Enver Hoxha. Dokumentet përfshijnë periudhën prej 16 shtatorit 1942 deri në fund të dhjetorit 1944. Ato pasqyrojnë vijën e drejtë të Partisë Komuniste Shaiptare (sot PPSH) për bashkimin e popullit shqiptar në Frontin Nacionalçlirimtar dhe për krijimin e pushtetit popullor. në luftë kundër pushtuesve fashistë italianë e gjermanë dhe tradhtarëve nëshërbim të tyre, si dhe veprimtarinë politike dhe organizative të organeve drejtuese të Frontit e të pushtetit popullor.
(L.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dokumente Të Organeve Të Larta Të Pushtetit Revolucionar Nadonalçlirimtar
[cite]