DOKUMENTE TË SHTABIT E TË KOMANDËS SË PËRGJITHSLIME TË UNÇSH


DOKUMENTE TË SHTABIT E TË KOMANDËS SË PËRGJITHSLIME TË UNÇSH
✤ Përmbledhje në dy vëllime, përgatitur nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste sipas vendimit të KQ të PPSH. Përfshin dokumente të periudhës nga 5.7.1943, kur u bë mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm ië UNÇSH (shih) deri më 10.7.1945, kur UNÇSIi (shih) mori emrin Ushtria Kombëtare e Shqipërisë. Pjesa dërrmuese e tyre është hartuar nga shoku Enver Hoxha.

Në to pasqyrohet vija revolucionare e PKSH, për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, për ndërtimin e forcimin e UNÇSH, përpunimi i problemeve të strategjisë e të taktikës luftarake, të udhëheqjes strategjiko-operative, ndihmesa e UNÇSH për çlirimin e vëllezërve të Kosovës e të popujve të Jugosllavisë. Në këto dokumente trajtohen edhe problemet krvesore që përpunoi e zgjidhi Komanda e Fërgjithshme e UNÇSIi (shih) për forcimin e modernizimin e Ushtrisë Popullore (shih), për zhdukjen e mbeturinave të forcave të reaksionit, për mbrojtjen e Atdheut dhe të pushtetit popullor nga synimet e armiqve të jashtëm e të brendshëm. Pasqyrohet, gjithashtu, lufta e vendosur e qëndrimi parimor kundër ndërhyrjes armiqësore të komandës së forcave aleaie të Mesdheut e të misioneve anglo-amerikane.

(P. R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dokumente Të Shtabit E Të Komandës Së Përgjithslime Të Unçsh


[cite]