DOKUNIENTE KRYESORE TË PPSH


DOKUNIENTE KRYESORE TË PPSH
✤ Përmbledhje me materiale të zgjedhura, që filloi botimin më 1960. Janë botuar tashmë 7 vëllime me materiale që nga krijimi i PKSH deri në qershor 1980. Përfshijnë këto periudha: vëll. I 8 nëntor 1941 — fundi i v. 1948; vëll. II janar 1949 — qershor 1956; vëll. III shkurt 1957 — shkurt 1961; vëll. IV qershor 1961 — dhjetor 1965; vëll. V janar 1966 — nëntor 1970; vëll. VI janar 1971 — dhjetor 1975 dhe vëll. VII mars 1976 — qershor 1980. Përmbledhin dokumentet më të rëndësishme të PPSH: raporte, rezolucione dhe vendime të Kongreseve, të plenumeve të KQ, si dhe dokumente të tjera të Partisë, si direktiva, qarkore, letra e thirrje të KQ. Ato pasqyrojnë vijën e PPSH për periudhën e Luftës ANÇ dhe atë të ndërtimit të shoqërisë socialiste, janë përgjithësim i përvojës së pasur të gjithë luftës e veprimtarisë revolucionare të PPSH me sh. Enver Hoxha në krye, për zbatimin krijues të mësimeve të marksizëm-leninizmit në kushtet e vendit tonë

(L.Shi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dokuniente Kryesore Të Ppsh


[cite]