DORËZI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (V). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Gizavesh, Librazhd-Katund, Qarrishtë. Përmendet si qendër banimi që në vitin 1467 me emrin Dorisa. Këshilli NÇ është ngritur në gusht 1943. D. bën pjesë në kooperativën e bashkuar me të njëjtin emër. Ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar dhe komunal. Në Gizavesh bëhet një lloj arre kokërrmadhe e përmendur.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dorëzi
[cite]