DREJTIMI EKONOMIK ME LLOGARI MË VETE I NDËRMARRJES SOCIALISTE


DREJTIMI EKONOMIK ME LLOGARI MË VETE I NDËRMARRJES SOCIALISTE
✤ Kategori ekononomike e socializmit, që buron e përcaktohet nga marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe kërkesat e ligjeve ekonomike të socializmit, metodë socialiste e organizimit dhe e drejtimit me plan e llogari të veprimtarisë së ndërmarrjes, që siguron krahasimin në para dhe mbulimin e shpenzimeve me të ardhurat, sigurimin e së ardhurës neto të ndërmarrjes (shih). D. E. kërkon liogaritjen, mbajtjen e evidencës dhe ushtrimin e kontrollit nga ana e shtetit me anën e lekut mbi veprimtarinë e ndërmarrjes. Ndërmarrja e organizuar sipas D. E. është person juridik, e zhvillon veprimtarinë në përputhje me detyrat e planit të shtetit, mban kontabilitetin e vet dhe ka Uogarinë në Bankë. Nëpërmjet D. E. rritet efektiviteti i prodhimit dhe forcohet regjimi i kursimit. Në RPS të Shqipërisë D. E. është vendosur në mars 1947.

(P. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drejtimi Ekonomik Me Llogari Më Vete I Ndërmarrjes Socialiste


[cite]