DREJTORIA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR


DREJTORIA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR
✤ Institueion shëndetësor qendror në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, që merret me drejtimin, organizimin dhe kontrollin e gjithë veprimtarisë edukative shëndetësore. Është qendër metodike ku përpunohen në baza shkeneore udhëzimet dhe materialet e propagandës shëndetësore. Nisi veprimtarinë në 1957 si Shtëpia e Arsimit Shëndetësor, u kthye në drejtori në 1971. D. e E. SH. boton revistat Nëna dhe fëmija, Shëndeti, Revistën «Mjekësore» dhe atë të kuadrove të mesme mjekëspre, si dhe libra teknikë e broshura me karakter shkencor-popullor. Drejton nga ana metodike Shtëpinë e edukimit shëndetësor, që përgjigjet për të gjithë veprimtarinë edukative-shëndetësore në rreth dhe është në varësi të seksionit të shëndetësisë të k. e. të këshillit popullor të rrethit.

(Z. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drejtoria E Edukimit Shëndetësor


[cite]