DREJTORIA E HIGJIENËS DHE EPIDEMIOLOGJISË


DREJTORIA E HIGJIENËS DHE EPIDEMIOLOGJISË
✤ Institucion shëndetësor profilaktik, që ka si detyrë kryesore mbikëqyrjen e vazhdueshme të gjendjes higjieno-sanitare dhe epidemiologjike në një rreth të vendit. Është e pajisur me laboratore për kontrollin kimiko-fizik të ushqimeve, të pijeve e të ujit dhe për analizat bakteriologjike. Përbëhet nga dy sektorë kryesorë: i higjienës (higjiena komunale, ushqimore, e punës, shkollore, dhe e institucioneve shëndetësore) dhe i epidemiologjisë (për zhulimin, denoncimin e detyrueshëm të rasteve të sëmundjeve ngjitëse, dezinfektimin, vaksinimin masiv të popullsisë, zbulimin e bartësve të shëndoshë të mikrobeve etj). D. e H. dhe E. është e ngarkuar që të ndjekë zbatimin e dekret-ligjit «Mbi inspektoriatin Sanitar Shtetëror» dhe të «Denoncimit, luftimit dhe mjekimit të detyrueshëm të sëmundjeve ngjitëse* dhe është i plotfuqishëm të marrë edhe masa shtrënguese ndaj shkelësve të këtyre dekreteve.

(Z. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drejtoria E Higjienës Dhe Epidemiologjisë


[cite]