DRENIMI
✤ Kullimi me drena i tokave që mbajnë Iagështi të tepërt. Drenat ndërtohen: me gypa balte të pjekur ose lëndë plastike, me gurë, me materiale të ndryshme rrethanore, në trajtë shtresash të përshkueshme, pusesh, vrimash etj. D. me pllaka guri a thupra është përdorur qysh në lashtësi në shumë krahina sj Dibër, Dropull, Tiranë, Elbasan, Berat etj. për të kulluar pjesë arash e brezaresh. Me zbatimin e një agroteknike të lartë pas Çlirimit për të marrë rendimente të mëdha dulte i bërë të gjitha punimet e nevojshme tokës, D. i është kushtuar vëmendje e posaçme. Rreth v. 1970 ka filluar në shkallë të gjerë D. kryesisht me gypa, i cili shpejton largimin e ujërave të shumta nga shirat, duke penguar ngritjen e nivelit të atyre nëntokësore, përmirëson lagështirën dhe ajrimin, shpejton ardhjen e tokave për punë e mbjellje. Gypat që zakonisht janë 30 cm të gjatë me diametër 9 cm vendosen në tokë duke marrë për bazë llojin e saj, si dhe sasinë e reshjeve. Deri në v. 1983 ishin kulluar me këtë lloj D. rreth 42000 ha. Sot përdoret edhe D. «urith», i cili bëhet duke tërhequr me traktor një gjyle të posaçme. Është i lirë, i efektshëm, qëndrueshmëria e tij është afërsisht një stinë reshjesh. Me D. bëhet kullimi i aerodromeve e i stadiumeve. Pajisen me sistem D. digat e ujëmbajtësve e veprave të tjera ndërtimore.
(Z. Ra.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drenimi
[cite]