DRISHTI
✤ Drivasti). Fshat në rrethin e Shkodrës (VL), në krahun e majtë të rrjedhjes së 1. Kir. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Mes (shih). Vendbanimi i lashtë me prejardhje ilire, duke qenë në një trevë pjellore, në mesjetë u kthye në qytet dhe në një nga qendrat e rëndësishme të Shqipërisë së Veriut. Që në shek. XI ishte seli peshkopale e varur nga kryepeshkopata e Tivarit. Si aytet me zejtari e tregti të zhvilluar, përmendej për poçarët, kovaçët, për përpunimin e mëndafshit. D. fitoi autonominë si komunë qytetare me statut të vetin. Në shek. XIV preu monedha prej bronzi me mbishkrim latinisht «civitas Drivasti*. Në krye ta qytetit qëndronte një kont, si përfaqësues i pushtetit qendror. Në Drisht kishin qendrën e vet familje të mëdha feudale si Engjëllorët (Angeli), nga gjiri i të cilëve dolën edhe dinjitarë kishtarë si Pal Engjëlli, kryepeshkop i Durrësit në shek. XV. Zotërimet e tyre feudale kishin një potencial të madh ekonomik. Të njohura janë gjithashtu statutet e kishës katedrale të D. që rregullonin edhe problemet ekonomike të saj.
Deri në fillim të shek. XIII D. qëndroi nën sundimin bizantin; kaloi nën vartësinë e shtetit serb nën të cilën mbeti deri në fillim të viteve 60 të shek. XIV kur u përfshi në principatën e Balshajve (shih). Më 1396 i kaloi Venedikut sipas — arrëveshjes që bëri me të Gjergj II Strazimir 3alsha. U çlirua më 1404-1405 dhe më 1419 prej Balshës III dhe kaloi pas vdekjes së këtij nën sundimin e trashëgimtarëve të tij. Më 1442 hyri përsëri nën sundimin venedikas, u bë fushë iufte më 1448 midis forcave të Skënderbeut dhe ■anedikasve. Më 1478 u rrethua nga forcat osmane të cilat therën pabesisht banorët e qytetit. Pas këssj qyteti ra për të mos e marrë më fuqinë e vet. Gërmadhat e kështjellës qëndrojnë ende në pjesën e sipërme, poshtë, në pjesën e rrafshët isbin ndërtimet administrative dhe stera e ujit, banesat ishin ndërtuar në pjerrësi. Banorët e fshatit D. kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e perimeve, janë të njohura tqepa e Drishtit», dhe «lakra e Drishtit*; në blegtori dallohet për rritjen e dhënve e të kafshëve ta punës. D. ka shkollë tetëvjeçare, vatër kulture, ihomë muze, qenaër shëndetësore, njësi të shërbimeve tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drishti