DRITA
✤ (Aj-Nikolla). Fshat në rrethin e Gjirokastrës (J), në krah të djathtë të rrjedhës së sipërme të Drinos. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Vrisera (shih). Përmendet si qendër e banuar që në shek. XI. Këshilli NÇ u ngrit më 15.4.1943. Koop. u formua më 1957. Ka drejtim kryesor bimët e arave e blegtorinë. D. ka shkollë të ciklit të ulët të 8-vjeçares, shtëpi muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar.

✤ (1901). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore e letrare. Numri i parë doli më 1 (14).11.1901 në Sofje, vijoi 101 nr. deri më 1908. E drejtonte Shahin Kolonja (shih). Ishte njëri ndër organet më të rëndësishme të shtypit shqiptar në periudhën e luftës për shpalljen e Pavarësisë. Përkrahu krijmin e shtetit autonom shqiptar, goditi sistemin e kalbur të administratës osmane, klasën e bejlerëve e të çifligarëve dhe klerin reaksisnar, demaskoi planet antishqiptare të Fuqive të mëdha dhe synimet shoviniste të shteteve fqinje. I dha shtysë mendimit politik-shoqëror të fazës së fundit të Rilindjes Kombëtare, ndikoi për zhvillimin a publicistikës dhe të letërsisë artistike shqiptare. Bashkëpunuan veprimtarët dhe atdhetarët më përparimtarë të kohës, që i dhanë rrymës autonomiste në lëvizjen kombëtare karaltter të organizuar për përgatitjen e kryengritjes së armatosur.
(P. T.)

✤ (1911). Gazetë e përjavshme politike e shoqërore, në gjuhën shqipe dhe turke. Nmnri 1 parë doli më 3.3.1911 në Manastir, vijoi 88 nr. deri më 1912. E drejtonte Mustafa Hilmi Leskoviku (shih), nga nr. 50 Ali Panariti. Propagandoi luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi.
(Z. H.)

✤ (1920). Gazetë e përjavshme politike e shoqërore. Ntunri i parë doli më 27.3.1920 në Gjirokastër, vijoi 197 nr. deri më 1924. E drejtonte Veli Hashorva (shih). Mbajti qëndrim patriotik dhe u rendit në krahtm më përparimtar të kohës. U ngrit kundër pushtimit italian të Vlorës (1920), kundër ndërhyrjeve të shovinistëve fqinjë në Shqipëri, kundër feudalëve e bejlerëve. D. përshënaeti Revolucionin e Qershorit dhe luftoi për të vënë në jetë programin e qeverisë së Fan Nolit.
(P. M.)

✤ (1936). Gazetë e përditshme, organ gjysmëzyrtar i qeverisë shqiptare. Numri i parë doli më 2.11.1936 në Tiranë, vijoi deri në maj 1939. Mbështeti politikën e jashtme dhe të brendshme reaksionare të regjimit zogist, përkrahu pushtimin italian.
(Ll. N.)

✤ (1981). Gazetë e përjavshme letrare-artistike, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Numri i parë doli më 1.1.1981, vijoi me 4 faqe deri më 1972, kur ndryshoi formatin dhe u bë me 16 faqe. Trajton çështjet e letërsisë e të arteve, mbron dhe përçon parimet themelore të metodës së realizmit socialist, partishmërinë proletare, ideshmërinë socialiste, karakterin kombëtar dhe frymën popullore, pastërtinë ideoestetike të krijimtarisë. Pasqyron veprimtarinë e Lidhjes e të degëve në rrethe, materialet e plenumeve e të Kongreseve të saj.

Vendin kryesor e zënë problemet aktuale të krijimtarisë në të gjitha fushat, studimet dhe kritika letrare-artistike. Paraqet dhe recensionon veprat e reja të letërsisë e të gjitha gjinive të arteve të tjera. Organizon në faqet e veta diskutime a anketa për tema të caktuara; tërheq mendimin e lexuesve e të shikuesve. Boton poezi dhe prozë të shkurtër të zgjedhur nga autorët e sotëm shqiptarë, si dhe nga shkrimtarët shqiptarë në Kosovë, në Maqedoni e Mal të Zi, nga arbëreshët e Italisë. Riprodhon vepra të arteve figurative.

D. u kushton vend traditave më të mira të letërsisë e të arteve shqiptare para Çlirimit, lëvizjes amatore, folklorit, kulturës etj. Në rubrikat e tjera pasqyrohen ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike e shoqërore të vendit. Faqet e fundit u kushtohen letërsisë e artit përparimtar botëror dhe kritikës ndaj ideologjisë e krijimtarisë dekadente borgjeze e revizioniste. Botohen mendime e përshtypje të të huajve për Shqipërinë, letërsinë e artin e saj.
(Xh. Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drita


[cite]