Përshtatja e kaktaceve dhe e kaktuseve               Kaktacetë dhe kaktuset, në krahasim me bimët e tjera, u janë përshtatur më mirë kushteve të jetesës në shkretëtirë. Kaktacetë nuk kanë gjethe të vërteta si bimët e tjera, por gjemba. Lastarët e kërcejtë e kaktaceve janë mishtakë, të gjelbër, në trajtë rruzulli ose cilindrike. Ato funksionojnë si depo që mbushen me ujë sa herë bie shi. Edhe rrënjët e këtyre bimëve u janë përshtatur kushteve: ato janë të cekëta dhe kanë aftësinë të thithin menjëherë ujin e shirave të rralla e ta grumbullojnë atë në trungun e në kërcejtë e bimës.           

Kaktacetë dhe kaktuset, në sajë të këtyre përshtatjeve, avullojnë shumë pak ujë, sepse sipërfaqja e pjesës ajrore të tyre është shumë e vogël, meqë nuk kanë gjethe. Madje, edhe kërcejtë e tyre janë të mbuluar me një shtresë dyllore, e cila në njëfarë mase pengon avullimin e ujit që është grumbulluar në to.

 

Në botën e bimëve

[cite]