DRURËT
✤ Bimë shumëvjeçare me kërcell drunor të lartë, që përbëhet nga rrënja, trungu dhe kurora. Përmasat karakteristike kryesore janë lartësia dhe diametri. Rritja në lartësi e D. është e vazhdueshme dhe ndryshon gjatë gjithë jetës. Ajo varet nga mosha, lloji dhe kushtet e mjedisit. D. që arrijnë lartësinë më të madhe në Shqipëri janë bredhi i bardhë dhe pisha e zezë deri 50 m. Rritja në trashësi është e vazhdueshme, prej saj formohen rrathët vjetorë, nga të cilët përcaktohet mosha. Në Shqipëri D. që kanë diametrat më të mëdhenj janë ahu, bredhi dhe rrapi. Jetëgjatësia e D. është e ndryshme, ajo varet nga lloji, si dhe nga kushtet e mjedisit. Jëtëgjatësinë më të madhe e kanë tisi (Taxus baccata L.) dhe rrapi deri 4000 vjet, selvia deri 3000 vjet, gështenja, dëllinja e zezë e eedri deri 2000 vjet etj. D. shërbejnë si lëndë e parë në ind, e drurit dhe ind. e leirës (shih), në ndërtim, për ngrohje etj. dhe përbëjnë pyjet.

(A. Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drurët


[cite]