DUKATI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (J), në rrugën Vlorë-Llogara. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe Tragjasin, popullsia gjithsej 4782. Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir që më 220 p.e.r. Është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III p.e.r. Më 48 të erës së re Jul Çezari kërkoi ndihmë për të sulmuar e shpartalluar Pompeun. Më 29.5. 1920 u mbajt Kuvendi i Barçallasë (shih) që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Është’ vendlindja e Heroinës Sado Koshena (shih). Këshilli NÇ u ngrit më 2.9.1943. Celula e PKSH u formua më 15.1.1943. U çlirua më 14.9.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Fshati pas Çlirimit u shtri pak nga pak në fushën që zbret drejt Orikumit, duke formuar fshatin D. i Ri, qendër e kooperativës së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtive të imëta, zë vendin kryesor në rreth. Është e zhvilluar vreshtaria. D. ka shkollë të mesme bujqësore,. shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
✤ Monedhë e vjetër ari ose edhe argjendi. U quajtën kështu për herë të parë monedhat e prera nga perandorët bizantinë të shek. XI Kostandini I dhe Mihaili, të cilët në një faqe të monedhës së prerë prej tyre shënonin mbiemrin familjar «Dukas». Pas këtij modeli filluan të priten D. edhe nga Venediku që nga viti 1284. Nga Venediku e morën D. një varg shtetesh evropiane. Pesha e D. ar venedikas ka qenë 2,20 gram, kurse e D. argjend ishte rreth 20 përqind më e vogël. Në fillim të shek. XVI një D. ishte baras me 50 akçe osmane. Vlera e tij ndryshonte sipas vendit dhe kohës dhe sipas përmbajtjes në ar. Në trevat shqiptare D. ka qenë në qarkullim qysh në shek. XIV. (K.Bo.}
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dukati