DURAKU EMIN


DURAKU EMIN
✤ (1918-1942), Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ. Lindi , në Gjakovë në një familje me ndjenja patriotike. Mësimet e mesme i filloi në Tiranë (1935) dhe i vijoi në gjimnazin e ’Shkodrës si bursist në konviktin «Malet tona», që në atë kohë ishin vatra të lëvizjes antizogiste e komuniste. I brumosur me ide revolueionare marksiste, u Iidh me Grupin Komunist të Shkodrës (shih), u bë anëv tar i celulës komuniste të gjimnazit ku bashkëpunoi ngushtë me Qemal Stafën (shih), Hajdar Dushin (shih), etj., u shqua si propagandist i zjarrtë i ideve komuniste. Në janar 1939 u arrestua bashkë me anëtarë të tjerë të GKSH dhe u dënua me burgim nga gjyqi që organizoi klika e Zogut në shkurt 1939 kundër elementëve komunistë. Arratiset nga burgu në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë dhe vazhdon veprimtarinë revolucionare në Shkodër. Më 1940 arrestohet nga pushtuesit fashistë dhe internohet në kampin e Ventotenes në Itali. Pas lirimit shkoi në vendlindje (1941), ku zhvilloi një veprimtari të gjerë antifashiste e revolucionare. Me themelimin e PKSH, pranohet anëtar i saj. Si sekretar i Komitetit të vendit të Partisë për Gjakovën e Rahovicën dhe sekretar i Këshillit të Gjakovës, e më pas si anëtar i Komitetit krahinor të Partisë për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, punoi pa u lodhur si komunist internacionalist dhe dha një ndihmesë të shquar për të ngritur në luftë popullin e Kosovës për t’u çliruar nga pushtuesit fashistë dhe për të realizuar aspiratat e tij shekullore. U vra në një rrethim nga forcat fashiste më 5.12.1942.

(B. Ho.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Duraku Emin


[cite]