DURHAM EDIT


DURHAM EDIT
✤ (Edith Durharn, 1864-1943). Etnografe dhe publiciste angleze. Kaloi shumë vjet në udhëtime nëpër vendet e Ballkanit qysh nga fundi i shek. XIX dhe u hë njohëse e mirë e tyre. Tregoi interesim e ndjenjë të .veçantë simpatie’ për snqiptarët. Shkroi libra e artikuj mbi temat më të mprehta të periudhës së pavarësisë: për çështjen e caktimit të kufijve, të padrejtësive të Fuqive në kurriz të Shqipërisë, për lakmitë e shteteve fqinje etj. Në kohën e vet kanë pasur jahonë sidomos dy libra të saj anglisht: Lufta për Shkodrën (1914) dhe Njëzet vjet ngatërresa ballkanike (1920) ku krahas analizave e vlerësimeVe objektive, ka edhe përgjithësime të gabuara që rrjedhin nga kufizimet e saj ideologjike. Vepra themelore e saj në fushën e etnografisë është: Hbi origjinën e disa fiseve, kanune dhe zakone të vendeve të Ballkanit (Some tribal origines, Laws and Customs of the Balkans, 1928), kushtuar studimit të origjinës së fiseve kryesore të Shqipërisë së Veriut, të Kosovës e të Malit të Zi, lidhjeve familjare e zakoneve, të drejtës kanunore, edhe disa figurave mitologjike e besimeve pagane. Vrojtime me interes etnografik gjenden edhe në Shqipëria e Epërme (High Albania, 1909) etj. E.D. ka mbështetur prejardhjen ilire të popullit shqiptar, ka vënë në dukje karakterin origjinal të kulturës së tij tradicionale. Ajo ka depozituar pranë Muzeut Bankfield në Halifaks (Angli) një koleksion objektesh etnografike shqiptare të mbledhura gjatë qëndrimit të saj në Shqipërinë e Veriut.

Në periudhën e luftërave ballkanike E. D. mori snën e shqiptarëve. Edhe pas Luftës I Botërore, i ruajti lidhjet me qarqet kombëtare shqiptare ohe ngriti zërin në favor të ripohimit të pavarësisë së Shqipërisë, dhe .të pranimit të saj në Lidhjen e Kombeve. Gjatë Luftës II Botërore, ndonëse në moshë të kaluar u shpreh disa herë kundër planeve të qeverisë angleze për të likuiduar pavarësinë e Shqipërisë dhe për t’ua bërë atë fli fqinjëve. E. D. mbeti deri në fund një mbrojtëse e çështjes shqiptare. (A.Pu.—A.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Durham Edit


[cite]