DUSHI HAJDAR


DUSHI HAJDAR
✤ (1918-1944). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë në një familje patriote. Nxënës i shkëIqyer në gjimnazin e Shkodrës, mësoi disa gjuhë të huaja dhe studioi sistematikisht klasikët e marksizëm-leninizmit. Me formimin e Grupit Komunist të Shkodrës u bë anëtar i tij (1937), u shqua si propagandues i ideve komuniste në Durrës, Kavajë, Shijak e në zonën e Ishmit. Me krijimin e PKSH upranua anëtar i saj. Sekretar organizativ i Komitetit qarkor të PKSH për Durrësin që me krijimin e tij (1941) u dallua si komunist e drejtues revolucionar. Mori pjesë në Konsultën I të Aktivit të PKSH. U dërgua në Berat si i deleguar i KQ të Përkohshëm të PKSH për të ndihmuar organizatën e Partisë. Atje u arrestua nga fashistët, u burgos e u torturua, por qëndroi i papërkulur për 9 muaj rresht. Mundi të arratiset nga burgu i Tiranës ku ishte transferuar së bashku me një numër komunistësh të tjerë, me një aksion të guximshëm të njësiteve guerile. U caktua në çetën e Çermenikës e më pas në Batalionin «Perlat Rexhepi* të Shkodrës, si zëvendëskomisar (1943); u dërgua nga Partia për të punuar në Kosovë, ku u caktua përgjegjës i agjitacionit e propagandës në Komitetin Krahinor të Partisë të Kosovës. Ishte një nga pjesëmarrësit më aktivë në Konferencën I të Këshillit NÇ të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit në Bujan (1943), ku dha ndihmesë të çmueshme për^ hartimin e rezolucionit të saj. Punoi me të gjitha forcat si komunist internacionalist për të ngritur në këmbë popullin e Kosovës për të shporrur pushtuesit e huaj dhe për të realizuar aspiratat e tij shekullore. Ra heroikisht në luftë kundër tradhtarëve në jug të Kalasë së Dodës, rrethi i Dibrës, më 22.9.1944.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dushi Hajdar


[cite]