DUSHKAJAT


DUSHKAJAT
✤ Tërësia e llojeve të drurëve të gjinisë^ së dushkut (Quercus) që përbëjnë një formaeion bimor. Në Shqipëri D. shtrihet në zonën fitoklimatike me të njëjtin emër e përcaktojnë fizioniominë e saj, por takohen edhe në zonën e pyjeve e shkorreteve mesdhetare në lartësi 400-1250 m, përveç zonës së ahut e zonës së kullotave alpine. Pjesa më e madhe e D. përbëhen nga bungëbuta (Q. pubescens Willd), shpardhi (Q. frainetto Ten.) qarri (Q. cerris L.), bunga, valanidhi (Q. aegilops L) dhe bulgëri (Q. trojana Welb). D. janë formacione të thjeshta ku mbizotëron njëri nga llojet e dushkut ose të përziera ku marrin pjesë dhe bimë drunore të tjera si shkoza e bardhë (shih shkoza); mëllëza (Ostrya caprinifolia, Scop.), gështenja, (shih); panja (shih), etj. Në Shqipërinë e J mbizotërojnë D. me valanidh, në atë të MesmeD.mebungëbutaeshpardh, kurse në Shqipërinë e V e VL me bungë e qarr. D. i shoqëron përgjithësisht një bimësi barishtore shumë e pasur në lloje si sherbela, zhumbrica e hershme, shtogu, sarusha mjekësore, dëllinja, etj. Druri i disa Uojeve të dushkut (shih Dushku) është mjaft i përdorshëm.

(Xh. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dushkajat


[cite]