DUSHMANËT
✤ Familje sunduese feudale, zotërimet e së cilës shtriheshin në Pultin e Vogëi (Krahina e Shllakut). Si pinjollë të saj përmenden në fillim të shek. XV vëllezërit Damiani, Goranin dhe Nenada. Nën presionin osman, ata u bënë në fund të shek. XIV e në fillim të shek. XV vasalë të osmanëve; më pas, me dobësimir e këtij presioni D. njohën mbrojtjen e Yenedikut Një pinjoll i saj, Lekë Dushmani mori pjesë më 1444 në Kuvendin e Lezhës (shih) dhe qëndroi për disa kohë si anëtar i Lidhjes shqiptare që u themelua atje; ai u largua prej saj kur Lidhja hyri në luftë kundër Venedikut, më 1447-1448. Emri i D. mbeti si toponim në regjistrat osmanë dhe deri në ditët tona në malësi. Dh. si emërtim dëshmohet në traditën popullore që në mesjetën paraturke e shprehte lidhjet tokësore të një natyre ngulësore, të grupimeve të veçanta etnografike, po dhe të tërë kombësisë. Në këtë rast Dh. kishte kuptimin edhe të atdheut, komhit. Ndeshet te Gj.Buzuku, P. Budi, F. Bardhi, P.Bogdani, po edhe në Kuvendi i Arbërit (1703); del dendur në traditën e arbëreshëve të Italisë. Dh. në gjuhën e sotme në përgjithësi, duke u zbërthyer në noeionet e përcaktuara veçan, është zëvendësuar me fjalë të tjera: rrethinë, krahinë, atdhe, kombësi,
(M. Ti.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dushmanët
[cite]