E DREJTA NË SHTETIN E PAVARUR SHQIPTAR
✤ Tërësia e normave juridike që kanë vepruar në Shqipëri që nga Shpallja e Pavarësisë më e deri më 7.4.1939. Me vendimin e të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës u la në fuqi legjislaeioni osman derisa të hartoheshin ligje të reja. Marrëdhëniet juridike civile rregulloheshin sipas Mexhelesë (kodi civil turk përpunuar më 1869-1876). Për marrëdhëniet martesore, familjare e të trashëgimisë, zbatoheshin parimet kryesore të Sheriatit (ligji i «shenjtë» islamik). Marrëdhëniet në fushat e tjera rregulloheshin nga kodi penal e procedura penale (1879), kodi i proeedurës civile (1880), J:odi tregtar (1850), si dhe akte të tjera normative për administratën shtetërore. Detyra për zëvendësimin e këtyre ligjeve me një legjislacion kombëtar, që u shtrua në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. dhe në programin e Qeverisë Demokratike të F.Nolit nuk qe e mundur të plotësohej shpejt për shkak të ngjarjeve politike. Deri më 1925 u bë vetëm rishikimi i disa instituteve dhe plotësimi i dispozitave të caktuara të këtij legjislaeioni. Themelet e një legjislacioni të ri kombëtar shqiptar u vendosën pas vitit 1925. Por ai shprehte e mbronte interesat e klasës feudo-borgjeze në fuqi dhe merrte si model legjislacionin e vendeve të tjera borgjeze. Më 1.4.1929 hyri në fuqi kodi penal i ndërtuar sipas modelit të kodit civil francez, i cili trajtonte edhe çështjet martesore e familjare. Për konfliktet e pazgjidhura trashëgimore në prefekturat e Shkodrës, e Dibrës, e Kosovës zbatoheshin normat e kanunit të Lek Dukagjinit e të Skënderbeut. Në kodin e procedurës civile u bënë dy shtesa që i lanë gati tërësisht pa fuqi dispozitat e vjetra osmane. Më 1928 hyri në fuqi kodi penal shqiptar i ndërtuar sipas mobelit të kodit penal italian. Për t’u bërë ballë iëvizjeve revolucionare të masave, u mbajt në fuqi ligji i mëparshëm i posaçëm mbi veprat penale me karakter politik e më pas dolën ligje të tjera për ndjekjen e dënimin e kundërshtarëve të regjimit zogist. Kodi i procedurës penale osmane u ndryshua e u plotësua me ligje të reja pa u shfuqizuar tërësisht. Në këtë kohë u hartuan edhe ligje të tjera të reja, si ligji mbi organizimin e administratës shtetërore, ligji mbi organizimin gjyqësor etj. Ligjet e regjimit të Zogut shprehnin interesat e klasave shfrytëzuese.
Në sistemin gjyqësor u bënë ndryshime të vazhdueshme, si me Statutin Organik (1914), me Statutin e Lushnjes më 1920 dhe zgjerimin e tij më 1922, me shpalljen e Statutit të Republikës Shqiptare më 1925 dhe me shpalljen e Statutit të Mbretërisë Shqiptare më 1929. Me Statutin Organik u sanksionua regjimi i kapitulacioneve, i eili mbeti në fuqi gjer në Kongresin e Lushnjës (1920). Veçori tjetër e këtij organizimi ishte qenia gjer në vitin 1929 e gjykatave fetare, të cilat gjykonin çështje të caktuara në fushën e martesës e të familjes. Në shqyrtimin dhe zgjidhjen e këtyre çështjeve zbatohej e drejta islamike (Sheriati) (shih) për myslimanët, e drejta kanonike bizantine për ortodoksët dhe e drejta kishtare për katolikët.
(G.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Drejta Në Shtetin E Pavarur Shqiptar