E DREJTA SOCIALISTE
✤ Tërësia e normave juridike të vendosura a të sanksionuara nga shteti i diktaturës së proletariatit për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore që shprehin vullnetin e klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse, zbatimi i të cilave sigurohet nga shteti. Procesi revolucionar i lindjes dhe i zhvillimit të së drejtës sonë, si e drejtë e një tipi të ri, është i lidhur ngushtë me lindjen dhe zhvillimin e shtetit socialist shqiptar. Bazat e së drejtës sonë të re u ho~ dhën qysh gjatë Luftës Antifashiste Naeionalçlirimtare. Elementet e saj të para lindën së bashku me dukuritë e para të organizimit shtetëror, në bazë të një procesi në rritje që shkon që nga masat e para për rregullimin shoqëror që kishin më tepër një karakter të përgjithshëm politik dhe deri te normat me karakter ligjor. Ndërsa përpara Kongresit të Përmetit kanë ekzistuar norma juridike të veçanta të nxjerra nga organet e pushtetit revolucionar nacionalçlirimtar, aë nga Kongresi i Përmetit, me themelimin e shtetit demokratik popullor, mund të fiitet edhe për krijimin e së drejtës së re shqiptare, të një sistemi juridik të ri që përcaktonte parimet kryesore të ndërtimit të shtetit, në bazë të të cilave do të zhvilloheshin pastaj edhe degët e tjera të së drejtës. E D.S. u krijua duke shkatërruar sistemin e vjetër juridik, gjë që u sanksionua me ligjin e dt.17 maj 1945 të KANÇ, i plotësuar me dekretin interpretues të janarit 1947 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të cilët i quanin të shfuqizuara dhe të paqena të gjitha normat juridike të nxjerra gjatë pushtimit fashist italian e gjerman dhe po ashtu i cilësonin të shfuqizuara të gjitha normat e nxjerra nga shteti shqiptar përpara 7 prillit 1939.
E D.S. është forcuar e zhvilluar vazhdimisht, duke u udhëhequr nga politika e PPSH dhe duke u bazuar në ideologjinë marksiste-leniniste. E D.S. duke qenë unike nga karakteri i saj, sipas objektit të marrëdhënieve shoqërore që rregullon, përbëhet nga degë të ndryshme, si: e ■drejta lcushtetuese, e drejta administrative, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta familjare, e drejta pendle, e drejta procedurale. e drejta kooperativiste etj.
(L.O.-I.E.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Drejta Socialiste
[cite]