
E VËRTETA
✤ (1920). Gazetë politike, shoqërore, kulturore. Numri i parë doli më 10.8.1920, vijoi 14 nr. në mënyrë të parregullt deri më 1924 në Sant-Luis dhe në Filadelfia të SHBA. E drejtonte Vangjel Lasku. Vetëquhej organ i pavarur dhe i paanshëm, u dha shumë vend polemikave e sulmeve personale. Botoi disa fragmente të përkthyera nga «Historia e Skënderbeut» e M.Barletit. (p’.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Vërteta
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "E VËRTETA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/e-v%c3%abrteta