Efqelia

(greqisht: ευχέλαιο) Efqelia është misteri i lyerjes me vajin e bekuar për shëndetin e shpirtit dhe të trupit. Efqelia mbështetet në fjalët e Apostullit Jakob, i cili thotë: “A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, e ta lyejnë me vaj në emër të Zotit, dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t’i falen” (Letra e Jakobit 5, 14-15). Apostujt e shenjtë, si na informon ungjillor Marku, “Dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin” (Marku 6, 13). Kisha jonë e shenjtë, e kryen misterin e Efqelisë gjatë gjithë vitit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]