EKSPEDITA OSMANE KUNDËR KELMENDIT
✤ (1613). Ekspedita e dytë osmane, e organizuar për të shtypur lëvizjen e armatosur në Kelmend, pas dështimit të ekspeditës më 1612 (shih Ekspedita osmane kundër Malësisë së Madhe, 1612). Morën pjesë forcat ushtarake të sanxhakbejlerëve të Shkodrës, të Dukagjinit, të Prizrenit dhe të Elbasanit. Luftimet zgjatën rreth dy javë, por pa sukses. Pasi nuk i asgjësuan dot kryengritësit e Kelmendit, forcat ushtarake shkatërruan fshatrat e braktisura dhe morën rob gra e fëmijë. Gjatë tërheqjes çetat e kryengritësve u shkaktuan atyre humbje të mëdha.
(E.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ekspedita Osmane Kundër Kelmendit
[cite]