EKSPORTI


EKSPORTI
✤ Shitja e mallrave në tregun e jashtëm. E. është pjesë e planit unik e të përgjithshëm shtetëror, kryhet nga ndërmarrje të specializuara në kushtet e monopolit shtetëror mbi tregtinë e jashtme. Nëpërmjet E. shteti socialist shet në tregun e jashtëm tepricat e mallrave në trajtë të përpunuar, gjysmë të përpunuar ose si lëndë të para. Në RPSSH E. rritet me ritme më të shpejta se importi (shih). Gjatë viteve të ndërtimit socialist E. është rritur pa ndërprerje e me ritme të shpejta si vëllim dhe ka pësuar ndryshime cilësore në strukturë, duke pasur si prirje shtimin e vazhdueshëm të peshës specifike të mallrave të përpunuara. Në RPSSH më 1983 vëllimi i E. kundrejt viteve 1950 dhe 1960 u rrit përkatësisht 35,0 dhe 4,6 herë, kurse pesha specifike e mallrave të përpunuara ka arritur në 66,4%.

(A.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Eksporti


[cite]