ELEKTRIFIKIMI


ELEKTRIFIKIMI
✤ Një nga drejtimet themelore të përparimit të teknikës dhe të teknologjisë bashkëkohore, të nivelit material e kulturor të shoqërisë, nëpërmjet përdorimit në shkallë gjithnjë më të gjerë të energjisë elektrike në të gjitha degët e ekonomisë dhe në jetën e përditshme. Para Çlirimit në Shqipëri nuk mund të bëhej fjalë për E., atëhere kishte vetëm disa centrale elektrike (shih) të vegjël, që prodhonin gjithsej rreth 9 milionë kWh në vit. Pas Çlirimit PPSH, e mbështetur në mësimet e V.I.Leninit për rëndësinë e elektrifikimit në ndërtimin e shoqërisë komuniste, i dha përparësi shtimit të prodhimit të energjisë elektrike si një ndër faktorët e rëndësishëm për zhvillimin e forcave prodhuese të vendit, për rritjen e rendimenjit të punës, për përparimin teknik dhe për ndërtimin e vetë bazës materiale-teknike të socializmit. Që në Kongresin I të PKSH (1948) dhe në planet e mëpastajme pesëvjeçare, duke u udhëhequr nga mësimet e sh.Enver Hoxha, Partia përpunoi një plan tërësor për E. duke u mbështetur në shfrytëzimin racional të të gjitha burimeve energjetike të vendit. Hidrocentralit të parë «V.I.Lenin», të ndërtuar më 1951, iu shtuan termocentrale dhe HEC të fuqishme, u zhvillua hidroelektroener- gjetika (shih) dhe termoelektroenergjetika (shih). Është mbajtur parasysh parimi i rëndësishëm që ritmet e prodhimit të energjisë elektrike të jenë gjithnjë më të larta sesa ritmet e prodhimit të përgjithshëm industrial. Në kushtet e RPS të Shqipërisë iu dha përparësi përdorimit të energjisë së ujit në HEC, e lëndëve djegëse në TEC si qymyrguri, gaz natyror e naftë, duke siguruar ndërtimin e centraleve dhe prodhimin e energjisë elektrike me shpenzime sa më të vogla, duke zbatuar kritere të tilla si: përqendrimi i prodhimit dhe mënjanimi i centraleve të vogla termike joekonomike; shfrytëzimi i tërë burimeve hidroenergjatike të vendit, të mëdha e të vogla; rritja e shkallës së përdorimit dhe të shfrytëzimit të kombinuar, nëpërmjet lidhjes së të gjitha centraleve elektrike në një sistem elektroenergjelik (shih) të vetëm, mbi bazën e teknikës bashkëkohore; harmonizimi i ndërtimit të TEC-eve dhe HEC-eve, të cilët duke punuar në një sistem të vetëm elektroenergjetik plotësojnë njëri-tjetrin dhe sigurojnë pa ndërprerje nevojat për energji elektrike; shpërndarja e studiuar e energjisë elektrike në të gjithë vendin. Janë ndërtuar linja të shumta të tensionit të lartë, u vunë në përdorim mjaft nënstacione elektrike, u ngri-t qendra e drejtimit me pajisje hashkëkohore, që rregullon shpërndarjen e energjisë në tërë sistemin. Shtimi i prodhiniit të energjisë elektrike krijoi kushtet për E. e tërë vendit. Plenumi IV i KQ të PPSH i dhjetorit 1967 vendosi eTëMrifikimin e të gjitha fshatrave të Shqipërisë deri më 8 nëntor 1971, pra 14 vjet para afatit të parashikuar në planin perspektiv. Me aksion popullor ky vendim u vu në jetë para kohe, qysh rnë 25.10.1970. RPSSH u bë kështu një ndër vendet e pakta në botë me fshatra plotësisht të elektrifikuara. Si rrjedhojë e politikës largpamëse të PPSPI për E. e vendit Shqipëria nuk njeh krizë energjetike, plotëson kërkesat e veta për energji eTektrike dhe prej vitesli një pjesë të saj e eksporton.

(B.Go.—Z.Al.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Elektrifikimi


[cite]