Eleni Papajani

Eleni Papajani

shqiptar ortodoks Eleni Papajani në moshën 8 vjeçare humbi pjestarët e familjes duke mbetur jetime. Të afërmit e shpunë në Manastirin e Pepelit, ku ishte nën kujdestarinë e murgjve. Vite më vonë u martua me kishtarin e Kishës së Ungjillëzimit Vladimir Papajanin. Ata banuan në mjediset e Kishës së Shën Prokopit. Eleni grumbullonte ndihma ushqimore dhe ua shpinte të burgosurve fetarë. Kështu ajo ka shkuar në burgun e Burrelit ku vuanin dënimin Imzot Visarioni dhe Imzot Irineu. Gjithashtu Eleni ka mbajtur lidhje me të krishterët e fshehtë, të cilët vazhdonin të kryenin shërbesat fetare.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kristofor Beduli, Eleni Papajani një besimtare e përkushtuar, Ngjallja, prill 1999, faqe 9-10.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]