EMULACIONI SOCIALIST
✤ Metodë komuniste e ndërtimit të socializmit. Ajo nxit e zhvillon mendimin e veprimin krijues dhe shpirtin luftarak të masave punonjëse për zhvillimin e prodhimit;. për kursimin e punës së gjallë e të materializuar, për futjen e së resë më të përparuar në prodhim; mjet efektiv për edukimin dhe kalitjen e ndërgjegjes socialiste të masave, për të luftuar shfaqjet e huaja dhe për të ndrequr të metat, për të siguruar përparësinë e interesit të përgjithshëm të shoqërisë mbi çdo gjë. E. S. si pjesë përbërëse e organizimit socialist të punës (shih: Puna në socializëm) është forcë e madhe lëvizëse, mobilizuese e transformuese për të zhvilluar e thelluar veprimtarinë prodhuese të punonjësve në procesin e prodhimit shoqëror sipas parimit «Më shumë, më shpejt, më mirë, më lirë». Parime kryesore të E.S. janë ecja krah për krah e të gjithë punonjësve në shembullin e të dalluarve, tërheqja e të prapambeturve në nivelin e të përparuarve dhe ndihma shoqërore për këtë qëllim. Pjesë përbërse e E.S. janë publiciteti, propaganda e prodhimit, përgjithësimi i përvojës së përparuar. E. S. nuk ka asgjë të përbashkët me konkurencën në kapitalizëm, që është garë e egër ndërmjet kapitalistëve për të siguruar fitime maksimale, përkundrazi ai shpreh luftën e për- pjekjet e punonjësve të shoqërisë soeialiste për zgjerimin e prodhimit shoqëror, për përmirësimin e cilësisë, për uljen e kostos së prodhimit e të shpenzimeve të qarkullimit.
Në RPSSH E.S. u organizua me krijimin e sektorit shtetëror të ekonomisë dhe tani ka marxë nië zhvillim të madh në tërë sistemin e ekonomisë soeialiste, ma pjesëmarrjen e gjerë të klasës punëtore, fshatarësisë kooperativiste, gjirhë punonjësve. Në E.S. midis punonjësve, koiektivave dhe rretheve të ndryshme përdoren forma të larmishme, si garat socialiste, lëvizjet sulmuese, iniciativat revolucionare etj. dhe një varg stimujsh moralë, si fletët e nderit, fietëlavdërimet, flamujt tranzitorë, dekorimet (shih) e titujt e -iderit (shih). Zhvillimi i vazhdueshëm i E.S. e revolucionarizon pa ndërprerje prodhimin dhe eçon knrdoherë përpara ndërtimin e socializmit. (E.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Emulacioni Socialist