ENËT SHTËPIAKE


ENËT SHTËPIAKE
✤ Enët më të vjetra të përdorura prej popullit tonë kanë qenë prej drurl dhe prej balte. Enët prej druri përdoreshin sidomos për të ngrënë, për ujë dhe për bulmetin. Të tilla ishin kupat e ndryshme, fllaskat, bucelat e ujit, mjelëset, vedrat, kadet etj. Punoheshin në shtëpi, por në disa krahina kishte edhe mjeshtër që merreshin me prodhimin e tyre. Enët e baltës shërbenin për të ngrënë (tava, kupa), për të pirë (gota, shtama etj), për gatim (çerepë, vegsha etj.). Mjeshtëria e punimit të tyre në fillim ka qenë punë e gruas, më vonë kaloi si punë e burrave (shih edhe: Poçeria). Gratë kanë punuar deri vonë çerepët dhe saçët prej balte. Njihen disa qendra që kanë punuar enët „ prej balte për treg si Germani, Lufi, Gojani, Farka, Kavaja, Bradvica. Trajtat e ndryshme të tyre janë të ngjashme me enët ilire dhe të arbërve të hershëm, dëshmi e vazhdimësisë së pandërprerë të kulturës materiale të shqiptarëve. Enët prej metali sidomos prej bakri janë përdorur gjerësisht që në lashtësi. Gjithashtu kanë hyrë prej kohësh në përdorim enët prej qelqi dhe porcelani; si dhe ato prej alumini. Pas Çlirimit është zgjeruar përdorimi i enëve të reja të prodhimit industrial. Sot ind.mekanike (shih) ka uzina të specializuara si Uzina «Partizanis në Tiranë dhe Uzina metalike Gjirokastër, që prodhojnë enë shtëpiake prej alumini, llamarine të paoksidueshme, llamarine të emaluar, si dhe pajisje të tjera kuzhine si soba llojesh të ndryshme, rrobalarëse etj. E. Sh. llojesh të ndryshme prej qelqi, lëndësh plastike, porcelani prodhon edhe ind. e qelqit (shih), ind. e qeramikës, ind. e lëndëve plastike (shih).

(A.Do.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Enët Shtëpiake


[cite]