EOCENI
✤ Epokë e periudhës paleogjenike ose e ■paleogjenit (shih), e përfshirë ndërmjet paleocenit (shih) dhe oligocenit (shih), që ka zgjatur në kohë rreth 20 milionë vjet (nga para 58 milionë deri në para 38 milionë vjet) dhe gjatë së cilës janë formuar shkëmbinjtë që përbëjnë (seksionin eocenik. Ndahet në katet (shekujt gjeologjikë) Ipresian, Luteeian dhe Priabonian.

Në albanidet, si në tërë trevën mesdhetare, gjatë E. klima ishte tropikale. U zhvillua më tej cikli malformues alpin, si pasojë e të cilit u rrudhosën dhe u kthyen në stere Zona e Alyeve Shqiptare (shih) dhe Zona e Krastë-Cukalit (shih), të cilat pësuan dhe zhvendosje tektonike. U zhdukën zvarranikët e mëdhenj mesozoikë dhe u përhapën së tepërmi palmat dhe drurët e tjerë tropikalë në tokat e dala rishtas mbi ujë, në të cilat u formuan laterite dhe boksite. Ndërkohë, në detet e ngrohta që mbulonin pjesën më të madhe të vendit, u zhvilluan shumë foraminiferët e mëdhenj, sidomos numulitet, u formuan shkëmbinj të flishit në Albanidet e jashtme, të molasës, sidomos në Zonën e Mirditës, si dhe shkëmbinj gëlqerorë.

Tipikë janë gëlqerorët e fortë pllakorë eocenikë, me thjerrëza stralli dhe me guaska të shumta e të fosilizuara numulitesh dhe foraminiferësh të tjerë të mëdhenj (Discocyelina, Assilina, Alveolina etj), që takohen në shumë vise të Shqipërisë, veçanërisht në Zonën Jonike dhe përdoren tradicionalisht si materiale ndërtimi, sidomos në Gjirokastër, Berat etj. Të njohur janë edhe gëlqerorët me pamje mozaiku të Bitinckës, që përmbajnë dhe gjethe të fosilizuara palmash, si dhe flishi ranoro-deltinor me ndërshtresa konglomeratesh të Zonës së Krujës.

(A.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Eoceni


[cite]