EPIDEMIOLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që studion shkaqet dhe kushtet e lindjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse në masë (epidemisë, shih). E. është bazë e mjekësisë profilaktike dhe lidhet ngushtë me mikrobiologjinë, imunologjinë e higjienën. Ajo synon të zbulojë burimin e çdo infeksioni, të njohë rrugët nëpër të cilat infeksionet kalojnë nga njëri te tjetri dhe të përcaktojë nëse janë të pambrojtur njerëzit nga një infeksion. Për këto qëllime E. përdor mjete e mënyra të efektshme, si: masat karantinore, izolimin e burimit të infeksionit, dezinfektimin, vaksinimin etj.
Në Shqipërinë e para Çlirimit nuk bëhej fjalë për E. Ajo u zhvillua vetëm në vitet e pushtetit popullor. Sot në çdo rreth janë ngritur drejtoritë e higjienës e të epidemiologjisë dhe në Tiranë Instituti i Kërkimeve të Higjienës e Epidemiologjisë dhe i Prodhimeve Imunologjike (shih). E. ka sot si objekt studimi edhe shkaqet e kushtet e sëmundjeve joinfektive si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i sheqerit etj., të cilat kanë përhapje të madhe. Detyrë e saj është të luftojë për uljen e vazhdueshme të sëmundshmërisë.
Epidemiologjia ushtarake studion shkaqet e kushtet e lindjes e të zhvillimit të sëmundjeve epidemike në kolektiva ushtarake. E. është e lidhur ngushtë me higjienën ushtarake dhe organizimin e taktikën e shërbimit shëndetësor ushtarak. Humbjet nga sëmundjet epidemike në të kaluarën sillnin dëme të mëdha. Masat e marra nga E.U. kanë ulur shumë vdekshmërinë, por sot detyrat e shtruara para saj janë shumë të ndërlikuara për shkak të prodhimit të armëve bakteriologjike sidomos nga superfuqitë. Në Shqipëri me problemet e E.U. merret Instituti i Kërkimeve të Mjekësisë Ushtarake (Sektori i Higjienës dhe i Epidemiologjisë (shih) i cili bashkëpunon me Institutin e Kërkimeve të Higjienës e Epidemiologjisë dhe të Prodhimeve Imunologjike, si dhe me shërbimin shëndetësor të reparteve e njësive ushtarake. Bezinfektimi. ka për qëllim asgjësimin e mikrobeve sëmundjeshkaktuese me anën e lëndëve kimike ose mjeteve fizike në mjedisin që rrethon njeriun. D. profilaktik kryhet para shfaqjes së sëmundjes ngjitëse, D. i vazhdueshëm kryhet gjatë kohës kur i sëmuri qëndron në shtëpi ose në spital, D. përfundimtar kryhet kur i sëmuri largohet nga shtëpia për t’u shtruar në spital dhe kur del nga spitali. Për parandalimin e sëmundjeve kryhet D. i vendi: ku ka qëndruar i sëmuri, i shtresave, i veshjeve. i enëve, i sendeve të përdorura nga i sëmuri rl dhe i mbeturinave.
(Si.B.-E.Du
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Epidemiologjia