Episkop
(greqisht: επίσκοπος) (Peshkop) Shërbyesi më i lartë në hierarkinë kishtare. Apostujt në fillim hirotonisën episkopët, të cilët morën dhe trashëguan të gjitha të drejtat dhe pushtetet që kishin apostujt. Gjëja më e veçantë që kanë episkopët është hirotonisja e klerikëve. Ata gjithashtu kanë të drejtë t’i kryejnë të gjitha misteret e Shenjta, të përhapin fjalën e Perëndisë, si edhe të qeverisin shpirtrat e grigjës së tyre. Mësues i Ungjillit dhe koordinatorit të shërbimit të kishës vendore. Shërbimi episkopal është qendror dhe i domosdoshëm në kishë, sepse pa atë, kisha vendore nuk mund të pranohet si kishë. “Aty ku gjendet ipeshkvi, aty do të ketë fe dhe popull”, thotë Shën Ignati.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)